Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Greqi, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave 38 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Sipas ministrisë, deri tani nuk ka informacion për shqiptarë të përfshirë në këtë aksident.

“Ministrja është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik lidhur me aksidentin. Deri më tani nuk ka ende informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve, ndërkohë që përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë ministrja Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë përmes një postimi në “Tëitter”.

“Mendimet dhe lutjet  tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre të këtij aksidenti vdekjeprurës. Shërim sa më të shpejtë të plagosurve”-shkruan Xhaçka.