Policia e Durrësit ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që aksidentoi një 29-vjeçar në lagjen nr.1, mbrëmjen e së shtunës.

Policia bën të ditur se ka arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin E. L., 19 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, pasi në lagjen nr.1, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur këmbësorin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.