Pas përplasjes mes dy automjeteve në orët e vona të së shtunës, në sheshin “Pranvera” në Durrës, policia ka nisur procedimin penal për drejtuesin shkaktar të aksidentit.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar dy shtetas që udhëtonin me një mjet, tip “Kia”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Sh.H, vjeç 50, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në segmentin rrugor ‘Muzeu i Dëshmorëve-Shesh Pranvera’, duke drejtuar mjetin tip “Doge”, ka përplasur mjetin tip”Kia”, me drejtuese S.H, me leje drejtimi, vjeçe 25, banuese në Durrës, për pasojë janë dëmtuar S.H., dhe pasagjeri S.A, vjeç 25, banues në Durrës, të cilët pasi morën mjekim në spital u larguan për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.