1 maj 2015 – Autobusi ku udhëtonte një grup gjimnazistësh nga Durrësi u përplas sot me një veturë në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë. Këtë fakt e bëjnë të ditur burime të policisë, sipas të cilëve, nxënësit durrsakë po udhëtonin për fundjavë në Sarandë. Eskursioni i tyre u shoqërua me ngjarjen e rëndë, ku mbetën të vdekur babë e bijë. K.Braçi dhe e bija S.Braçi, humbën jetën nga përplasja mes veturës së tyre dhe autobusit. Policia tha se shkak i aksidentit të rëndë u bë shpejtësia e shoferit të veturës, në një rrugë të ngushtë e me kthesa. Pas kësaj, autobusi me nxënës është lejuar të vazhdojë rrugën drejt Sarandës.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”