Një aksident rrugor në Shijak mes dy mjeteve, degjeneroi mbrëmjen e sotme në një plagosje me thikë të të afërmit të njërës prej drejtuesve të mjeteve.

“Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe K. D., vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve”,– njoftoi policia.

“DurrësLajm” mëson se të përfshirë në aksident kanë mbetur shtetasit Viola Çyrbja dhe Klevis Dervishi. Ndërkohë, i afërmi i Violës, Shpëtim Çyrbja është plagosur me thikë nga i shpalluri në kërkim M.K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.