Aksidenti i ndodhur në zonën “Ura e Dajlanit” në Durrës, ku shoferja 24-vjeçare ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë.

Policia njofton se ka qenë e reja ajo që ka humbur kontrollin e mjetit, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.