Itali, 12 qershor 2014 – Pensionisti shqiptar Ramazan Dodoli, 80 vjeç, nga fshati Callik i zonës së Shijakut, ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Itali. Ramazani banonte me familjarë të tij në qytetin e Pordenones.
80 vjeçari Dodoli po kalonte te vijat e bardha, kur një makinë tip Fait Palio, e drejtuar nga shtetasi italian, M.S. 49 vjeç, banor i Pordenones e goditi atë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Aksidenti ndodhi në një segment të rrugës, ku një kthesë e dyfishtë e vështirëson shumë drejtimin e makinës. Në atë vend edhe më parë kanë ndodhur aksidente automobilistike me dëme materiale dhe të plagosur.
I moshuari Dodoli ndërroi jetë, sapo mbërriti në spital, i dërguar po nga shoferi, që shkaktoi përplasjen tragjike. Policia rrugore po heton shkaqet e këtij aksidenti.
//gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





