Identifikohet personi i aksidentuar pak më parë në Durrës.

Mësohet se ai është 59-vjeçari me iniciale B.G., i cili ndodhet ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me të aksidentin e mësipërm, personi i aksidentuar është shtetasi B.G., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Më herët, burimet zyrtare bënë me dije se rreth orës 09:55, në lagjen nr.5 në qytetin bregdetar, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.