Një aksident ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të Plepave, në Durrës.
Dy makina, një tip “Golf” dhe një “Audi” u përplasën me njëra-tjetrën, teksa “Audi” me targa AA 068 RB ka dalë nga rruga, duke u futur në pjesën e trotuarit, pranë një stacioni autobusësh në unazën që përshkon këtë zonë.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosura dy vajza, që ishin pasagjere në njërën prej mjeteve, bënë të ditur burime nga policia për “DurrësLajm”.
Vajzat janë dërguar në spitalin e Durrësit për kontroll, por raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit.





