8shtator 2015 – Kamioni përfundon me shofer në lumin e Gjoles, poshtë urës me të njëjtin emër në afërsi të Fushë-Krujës. Mjeti i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga mesditën e sotme, duke u përmbysur gjatë rënies.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes që kanë fotografuar dhe aksidentin thanë se u desh një kohë e gjatë që të nxirrej nga mjeti shoferi. Ky i fundit, megjithë plagët e marra, është jashtë rreziku për jetën.
/portali DurresLajm/