Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i mëngjesit të sotëm në Milot në vendin e njohur si “tregu i Milotit”.
Policia njofton se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 06.40, në autostradë, në afërsi të tregut të Milotit, kur janë përplasur dy makinat, njëra “Nissan” me targa AA 316 IV, me drejtues shtetasin me inicialet D. F., dhe mjeti “Opel” me targa të Kosovës 07-689-AN, me drejtues shtetasin kosovar me inicialet A. C.
Për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja e mjetit “Nissan”, 70-vjeçarja G. F., banuese në Tiranë dhe janë aksidentuar 5 persona të cilët po dërgohen në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet.





