Një grua 4-muajshe shtatzënë është përplasur për vdekje nga një automjet së bashku me dy fëmijët e saj të mitur duke shkaktuar kështu një tragjedi të vërtetë.
Ngjarja shokuese është regjistruar në qytetin e Çikagos, SHBA.
Sipas DailyMail, 29-vjeçarja Lindsey Schmidt, dhe dy fëmijët e saj 21 muajsh dhe 4 vjeç kanë humbur jetën. ndërsa po ktheheshin në shtëpi.
Sipas policisë, një automjet nuk ka respektuar semaforin dhe ka marrë përpara automjetin ku udhëtonte gruaja shtatzënë dhe tre djemtë e saj. Djali 6-vjeçar i gruas është i vetmi i mbijetuar deri tani nga tragjedia, megjithëse ai ndodhet në gjendje kome.
Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e frikshëm, një 25-vjeçar, ishte duke çatuar në celularin e tij.
Gruaja dhe djali më i madh humbën jetën në vend, ndërsa vogëlushi 21 muajsh humbi jetën 3 ditë pasi ndodhej në reanimacion.





