2 të rinj humbën tragjikisht jetën pasditen e së dielës në Pesaro të Italisë fqinje, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur. Në aksidentin e ndodhur në rrugën Adriatica u përfshinë dy automjete.
Viktimat janë shqiptari Juendi Xhani, vetëm 20-vjeç dhe 23-vjeçari Giuseppe Troisi (të dy bashkë në foton poshtë),të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.
Shqiptar Xhani me origjinë nga qyteti i Durrësit, jetonte në Pesaro. Ata të dy udhëtonin me një Audi A4 kur u përplasën me një makinë Hyunday.
Bashkë me ta, në makinën Audi A4 që drejtohej nga 23-vjeçari ndodheshin edhe dy vajza të moshës 22 dhe 19 vjeç, të cilat mbetën të plagosura rëndë. Sipas mediave fqinje, vajzat janë me fat që janë gjallë.
Në automjetin tjetër udhëtonte një 71-vjeçar, si dhe dy fëmijë binjakë të moshës 8 vjeç, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.





