Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragjike në Bullgari, ku humbën jetën 46 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, shkruan Rama.
Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 në autostradën Struma.
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se viktimat ishin turistë që ktheheshin në Shkup nga një udhëtim turistik në fundjavë nga Stambolli i Turqisë.





