Policia e Durrësit ka dhënë informacionet e para lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar mbrëmjen e së hënës, në aksin rrugor Sukth-Maminas.

“Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip "Benz" , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një  këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë.”– njofton policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.