Pas aksidentit tragjik të regjistruar në aksin rrugor Fllakë- Sektor Rinia, policia e Durrësit ka dalë në një njoftim për shtyp ku bën të ditur se ka shoqëruar në komisariat adoleshentin 16-vjeçar, shkaktar të aksidentit.
“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”,- njofton policia.