Pesë shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga aksidenti tragjik në Greqi, ku nga përplasja e dy trenave deri tani raportohet për 40 viktima.

Me anë të një njoftimi, Ministria e Jashtme sqaron se deri tani nuk ka informacione për viktima, por vetëm 5 persona të plagosur që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme

Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre.

5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.