Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar për aksidentin tragjik në Mestre të Italisë, ku humbën jetën 21 persona dhe 15 mbetën të plagosur.
MPJE ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve nga aksidenti tragjik.
“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, shkruhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.
We are deeply saddened by the news of the tragic accident in #Mestre, 🇮🇹. #Albania extends its sincere condolences to the families who lost their beloved ones. Our thoughts and prayers are with them. We wish quick recovery to those injured. 🇦🇱🕯️🇮🇹@ItalyMFA_int @ItalyinALB
— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) October 4, 2023
Të paktën 21 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pas rrëzimit të një autobusi nga ura afër qytetit të Venecias në Itali. Autobusi është përplasur mbrëmjen e së martës me një pengesë dhe më pas ka rënë në binarët e trenit në zonën Mestre, e cila lidhet me Venecian përmes një ure. Në mesin e të vdekurve janë pesë ukrainas, një gjerman, dhe shoferi italian.