Ka ndërruar jetë pasagjerja Joana Elmasllari, e cili mbetur e plagosur në aksidentin që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Korçë.

Elmasllari u dërgua në gjendje të rëndë drejt Tiranës ditën e djeshme, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti, duke ndërruar jetë sot.

Sipas njoftimit të policisë, dy automjete tip “Toyota” dhe “Renault” janë goditur fort dhe për pasojë kanë dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.