Ka shkuar në tre numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteve tek mbikalimi i Saukut, ku automjeti tip Audi A8 i drejtuar nga 24-vjeçari çau bordurën dhe ra nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjetit tjetër.
Mësohet se 24-vjeçari që drejtonte Audin A8 ka humbur jeten, duke e çuar numrin e viktimave në 3. Më herët u raportuar se nga aksidenti humbën jetën dy shtetase. Ndërkohë aktualisht dy të tjerë ndodhen të plagosur





