63-vjeçarja që ndërroi jetë një ditë më parë si pasojë e një aksidenti rrugor në kryeqytet, është nga Durrësi.
Në lidhje me aksidentin e rëndë, policia ka vënë në pranga shtetasin R. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte personi që përplasi viktimën me iniciale V.K.
Ai ka qenë duke drejtuar automjetin taxi tip “Mercedes Benz”, në rrugën “Llazi Miho”, në kryqëzim me rrugën “Besim Alla” kur përplasi për vdekje këmbësoren.
Ditën e djeshme, në portale qarkulluan disa pamje të aksidentit tragjik dhe sipas dëshmitarëve, ambulanca ishte vonuar për ta transportuar në spital, ndërsa efektivët e policisë edhe pse kishin mbërritur menjëherë, nuk kishin ç’të bënin por e shikonin si po jepte shpirt (lexo këtu).
Sipas njoftimit të policisë, viktima nga Durrësi ka ndërruar jetë në spital.





