Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër.

Burimet bëjnë me dije se nga aksidenti janë lënduar 4 persona, mes tyre njëri në gjendje të rëndë për jetën.

Policia gjendet në vendngjarje dhe po hetohet më shumë mbi aksidentin e rëndë.