SHKODER, 19 prill 2013– Dy persona kanë mbetur të plagosur sot në Shkodër si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Mëhalla e Çakanjve”. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur Besnik Rama 45-vjeç dhe Zenel Kodra 18-vjeç. 

Të dhënat e policisë lokale bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pas përplasjes së mjeteve me të cilat po udhëtonin dy të plagosurit.  

Mësohet se dy të aksidentuarit ishin duke udhëtuar në momentin që ndodhi përplasja njëri me biçikletë ndërsa tjetri me motoçikletë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Sipas bluzave të bardha, njëri prej të aksidenturëve është në gjendje mjaft të rëndë.