VLORE, 07 mars 2013-Një furgon që po transportonte 8 mësues u aksidentua mesditën e sotme në aksin Uji i Ftohtë – Radhimë.
Në aksident u përfshinë një furgon me targa AA 198 A me një Benz VL 557 D të cilët u përplasën.
Korrrespondenti i Tv A1 REPORT!, Armand Xhelili informon se mësuesit po shkonin për të festuar 7 Marsin në Radhimë.
Ato kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata ishin mësues në një shkollë private në Vlorë.





