Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, ku janë përplasur 2 makina.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy shoferët me iniciale Xh.T., e R.M., si dhe 4 pasagjerë.
6 të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 25.08.2021, rreth orës 09:30 , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut ” janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T., me mjetin me drejtues shtetasin R.M., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.





