Dy automjete janë përplasur sot në mbrëmje, pak minuta më parë, në qendër të Durrësit.
Aksidenti ku kanë mbetur të përfshirë dy automjete tip “Benz” është regjistruar pranë pallatit të Sportit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se nga aksidenti ka dy të plagosur, një prej të cilëve femër, që ishte në drejtim të njërit prej mjeteve të përplasura.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





