Dy automjete janë përplasur ditën e djeshme në qytetin e Kavajës, ku për pasojë shoferët kanë përfunduar në spitalin e Durrësit.
Mësohet se shtetasi F.K, vjeç 45, banues në Kavajë, duke drejtuar mjetin tip "Volksvagen" në qytet, është përplasur me mjetin tip "Benz", me drejtues E.SH, vjeç 32, banues në Kavajë.
Për pasojë drejtuesit e dy mjeteve të aksidentuara ndodhen në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve, raporton policia.
Për 45-vjeçarin u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, neni 290 i Kodit Penal.





