Dy makina janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Durrës-Maminas.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një person.
“Rreth orës 21:50, në segmentin Durrës-Maminas, një automjet me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. M., dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri E. M., që ndodhej në automjetin qe drejtonte shtetasi F. D“, raporton policia.
Shetetasi i identifikuar me inicialet E. M., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





