Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë – Durrës, pranë "Ardeno-s".

Dy makina janë përplasur keqazi me njëra- tjetrën dhe nga fotot duket se ka dëme materiale.

Mjeti tip Benz me targë LA 7664 A është përplasur me mjetin tip Opel DR 9547 D.

Ende nuk bëhet e ditur nëse nga përplasja ka të lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë që në vijim priten të tjera informacione.