Përplasja mes dy makinave në Shën Vlash të Durrësit, ka shkaktuar plagosjen rëndë të një personi.
Ngjarja sipas policisë së Durrësit ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa është arrestuar në flagrancë 29-vjeçari M.D., banues në Bathore, Tiranë.
Mësohet se i riu teksa drejtonte mjetin tip "Volksvagen" është përplasur me mjetin tip "Fiat" të drejtuar nga shtetësia B.XH vjeç 40, banuese në Durrës.
Siç bëhet me dije nga burimet zyrtare, pas përplasjes mjeti ka aksidentuar një person të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Në ngarkim të 29-vjeçarit nga Tirana rëndon akuza për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" sipas nenit 290/2 i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë
*Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.D vjeç 29, banues në Bathore,Tiranë, me leje drejtimi, pasi në fshatin Shenavlash, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me mjetin tip “Fiat” të drejtuar nga shtetësia B.XH vjeç 40, banuese në Durrës, me leje drejtimi, ku pas përplasjes mjeti, ka aksidentuar një person të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290/2 i Kodit Penal.





