Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi D.T., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin L.K.

Si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në vendngjarje.