ELBASAN, 15 nëntor 2013- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Një automjet tip ‘Audi Q7’dhe një automjet tip “Benz” janë përplasur me njëri tjetrin në afërsi të tunelit në rrugën Tiranë-Elbasan. Deputeti Spaho po udhëtonte me mjetin tip ‘Benz’ TR044Z i cili u përplas me një mjet ‘Audi Q7’. I plagosur lehte ka mbetur edhe shoferi i deputetit Spaho.Ata jane nisur menjëherë drejt spitalit të Elbasanit dhe sipas mjekëve kane marë vetëm dëmtime të lehta dhe ndohen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarjedhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.





