Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në kryeqytet, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Sikurse shihet edhe nga fotot në aksident kanë mbetur të përfshira dy automjete.
Mësohet se përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë., por nuk ka të dhëna për persona të lënduar.
Ekspertët rrugorë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë lidhur me shkaqet e aksidentit.





