ELBASAN, 17 prill 2013 – Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar në aksin Peqin-Elbasan.

Policia e këtij qarku bën të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që udhëtonte në njërën nga makinat që u përplasën.

Mësohet se automjetet që u përfshinë në aksidentin rrugor mbajnë targat EL4088B dhe AA605EG. 
Burimet e policisë bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin mjetet.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/