ELBASAN, 19 qershor 2013 – Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik, në aksin rrugor Cërrik-Elbasan. Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Mjekës, ku dy autobusë linje janë përplasur me një autoveturë, ndërsa një kamionçinë ka dalë nga rruga për të evituar përplasjen. 

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte autovetura me targa TR8456M, e cila është përplasur me autobusin që kishte përpara dhe më pas është goditur edhe nga autobusi që kishte pas.

Ndërkaq automjeti që udhëtonte në drejtimin e kundërt përfundoi në kanal, për të evituar përplasjen me mjetet e aksidentuara. 

Për pasojë dy persona kanë marrë plagë në trup, dhe janë transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.