Dy të rinj që po udhëtonin me një motoçikletë, (drejtuesi edhe pasagjeri) janë aksidentuar në Durrës, pasi janë përplasur me një makinë.

Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 14, në rrugën “Erë Pranvere”.

Shtetasi F.B., 39 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me motoçikletën tip “Skuter”, pa targë, drejtuar nga shtetasi Zh.H. 28 vjeç, banues në Shijak, i cili ishte pa leje drejtimi.

Për pasojë është aksidentuar drejtuesi 28-vjeçar i motoçikletës dhe pasagjeri A.A., 21 vjeç. Sipas informacioneve nga policia, dy të aksidentuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në Prokurori janë referuar materialet procedurale për të dy drejtuesit, atë të motoçikletës, dhe atë të automjetit.