Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Milot. Sipas burimeve paraprake, automjeti tip "Benz" humbi kontrollin dhe doli nga rruga në afërsi të fshatit Markatomaj.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë. Identiteti i tyre nuk dihet ende.

Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti, megjithatë për zbardhjen e saj është ngritur një grup hetimor.