Një 11-vjeçar është nisur drejt Tiranës pasi është aksidentuar nga një makinë në aksin rrugor Kukës-Gostil.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.
Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po transportohet për mjekim më të specializuar në spitalin Traumës Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





