Policia e Dibrës njofton se rreth orës 11.30, në qytetin e Bulqizës, tek këndi i lojrave është dëmtuar aksidentalisht duke luajtur një vajzë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasja M.B, 13 vjeçe, banuese në Bulqizë, duke luajtur në këndin e lojrave, konkretisht në pistën e makinave (me korent), në lëvizje e sipër, është aksidentuar nga makina që e drejtonte vetë shtetasja M.B.
“Shtetasja e dëmtuar pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjare po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes” raporton policia.





