Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Fushë Krujë. Për pasojë një 35-vjeçar që udhëtonte me motor ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda”, shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”, – njoftoi fillimisht policia.

Ndërkohë, në një njoftim të dytë policia njoftoi se 35-vjeçari ndërroi jetë pas dërgimit në spital. 

Më herët, gjatë ditës, një aksident rrugor u regjistrua në lagjen nr.13, Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.  Një mjet me drejtues shtetasin A.D., 45 vjeç, aksidentoi këmbësoren S.M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.