Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë.
Rreth orës 18.15, në fshatin Greth i Mesëm, drejtuesi i mjetit tip “Mercedez Benz”, I.L, 54 vjeç, ka aksidentuar një të mitur 8 vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin në fjalë.





