Aktori i njohur Gazmend Paja është aksidentuar pak minuat më parë në Tiranë.

Aktori ka qenë duke lëvizur me motomjet në momentin që është përplasur nga një makinë me drejtues shtetasin E.K.

Paja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.