Aktori i njohur George Clooney është aksidentuar në ishullin Sardenja, në Itali.
Sipas së përditshmes italiane "Chi", Clooney ndodhej në ishull për xhirimet e një filmi ndërsa ka pësuar aksident.
Mësohet se motori i aktorit u përplas me një makinë.
Ai u transportua menjëherë në spitalin Giovanni Paolo në Olbia dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.





