Aktori turk, Murat Aygen është përfshirë në një aksident automobilistik këtë të premte, pak orë para se të nisë transmetimi premierë i serialit të tij të ri, “Doktori i Mrekullueshëm”.

Në momentin e përplasjes në distriktin Didik të Bodrumit, Aygen po udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën, pasi ishin nisur për të festuar datëlindjen e vajzës, Nil Algen.

Falë hapjes së airbag-eve, të gjithë pjesëtarët e familjes janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas kontrolleve të rastit, ata lanë spitalin. Murat Aygen ka luajtur në seriale si “Medcezir”, “Nusja nga Stambolli”, “Përrallë nga Bodrumi” etj.