Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare përfshihet në një aksident.

Ai po udhëtonte me makinën e tij për të marrë pjesë në një emision televiziv, ku nuk mundi të merrte pjesë për shkak të aksidentit që pati në rrugë.

Ndonëse pa pasoja për jetën, Tare u detyrua të qëndrojë në rrugë, në pritje të policisë për më shumë se 30 minuta. Siç shihet edhe nga fotot, mjeti i tij është dëmtuar në krahun e shoferit.