Autostrada Vlorë-Novoselë u bllokua për disa minuta për shkak të një aksidenti.

Një autobot u përplas në bordurat e autostradës, duke bërë që policia të rrethojë zonën dhe të bllokojë për pak minuta qarkullimin. Nuk ka njoftim për të lënduar.

Policia mori në pyetje drejtuesin e autobotit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë lagështira në rrugë, e cila ka sjellë përplasjen e autobotit me bordurën anësore.