Gjermani, 23 korrik 2014 – Policia gjermane konstatoi se një autobus me 54 udhëtarë i linjës Tiranë-Paris ishte aksidentuar në autostradën nr.8 në zonën e Gruimbigenit.
Një pasagjer u përplas me xhamin dhe u plagos, sepse shoferi 54 vjeçar nuk i kishte kontrolluar vendosjen e rripit të sigurisë.
Policia bllokoi dokumentacionin e autobusit dhe arriti në konkluzionin, që mjeti, për shkak të dëmtimeve të pësuara nuk mund të vazhdonte udhëtimin.
Pasagjerët të hënën në darkë vonë vazhduan udhëtimin drejt Parisit me një tjetër autobus.
Si shoferi, ashtu edhe pronari i autobusit, nuk kishin para me vete për të mbuluar shpenzimet, prandaj u ndaluan deri sa t’u mbërrijnë paratë nga Shqipëria.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





