Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 44 të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku në Eskisehir të Turqisë qendrore.

Sipas informacioneve, shoferi i autobusit, nga shkaqe ende të panjohura është përplasur me pemët anes rrugës. Në autobus ndodheshin pasagjerët të cilët udhetonin nga Ankaraja për në Bursa.

Guvernatori i Eskisehir-it, Ozdemir Cakacak dhe shefi i policisë Engin Dinc vizituan udhëtarët e shtruar në spital. Cakacak konfirmoi se në këtë tragjedi 11 persona humbën jetën.

Ai tha se të lënduarit nuk kanë plagë serioze dhe se kryesisht bëhet fjalë për fraktura. Guvernatori u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u dëshiroi shërim të shpejtë./AA