Një aksident me pasojë vdekjen, është shënuar pasditen e sotme në hyrje të Tiranës nga “rruga e Elbasanit”, pranë Fakultetit Filologjik.
Nga sa mësohet, mjeti me targa AA 322 HX është përplasur me bordurën ndarëse, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të tij, i cili është transportuar menjëherë për në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve gjatë rrugës.
Policia ka identifikuar drejtuesin me inicialet E.D., ndërkohë që në vendngjarje kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidenti.