Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kënetës në Durrës.
Një automjet tip “Honda”, ku udhëtonin një çift bashkëshortësh të ardhur nga Greqia, është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike në rrugën “Shkodra”, e cila ishte e vendosur në vijën anësore të korsisë.
Mësohet se nga aksidenti është dëmtuar gruaja, e cila ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.